Në takim me profesionistët shëndetësorë, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar punën e tyre, duke cekur se “ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, është puna jonë e përditshme”.
Postimi i tij në fb:
Shëndetësia është prioritet i qeverisjes tonë lokale, duke qenë në shërbim të mirëqenies shëndetësore të qytetarëve, me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.
Përgëzime për mjekët, infermieret, stafin teknik dhe stafin tjetër të shëndetësisë për përkushtimin dhe përkujdesjen që ofrojnë, në punën profesionale.
Punën tonë do ta përkufizojmë në gjashtë objektiva:
Zhvillimi dhe trajnimi i stafit për përdorimin e teknologjive të reja (telemjekësi, evidenca elektronike), rritja e bashkëpunimit me nivelin qendror për trajnime, zgjerimi i shërbimit stomatologjik e laboratorik në QMF-të rurale, bashkëpunimi me arsimin për promovimin e shëndetit në shkolla, krijimi i mekanizmave për matjen e kënaqshmërisë së pacientëve dhe programi i qëndrueshëm për mbështetjen e lehonave dhe kategorive në nevojë.
Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, është puna jonë e përditshme.
101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!
https://www.facebook.com/share/p/1CbnSucGRx/?mibextid=wwXIfr