-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Lladrovci në takim me Kurtin prezanton projektet kapitale, pret realizimin e tyre

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin Kurti dhe ministrat e linjës, ka prezantuar projektet e investimeve kapitale që janë përgjegjësi e qeverisë, të papërfunduara.

“Kryeministrin e njoftova për kërkesat e parashtruara pranë ministrive për investime kapitale, të cilat kanë projekte, me plane zbatuese dhe pa probleme për shpronësim apo të natyrave tjera. Po ashtu, ngrita shqetësimin e Varrezave të automjeteve pa leje, si dhe për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në takimin e sotëm me kryeministrin Kurti dhe disa nga ministrat e linjave, ishte rast të prezantoja kërkesat, nevojat dhe shqetësimet tona në komunën e Drenasit rreth investimeve kapitale.

Fillimisht i dhashë përkrahje fjalimeve të kolegëve të mi, z. Agim Aliu dhe z. Përparim Rama, ndërsa shqetësimet tona, i theksova si të veçanta.

Kryeministrin e njoftova për kërkesat e parashtruara pranë ministrive për investime kapitale, të cilat kanë projekte, me plane zbatuese dhe pa probleme për shpronësim apo të natyrave tjera. Po ashtu, ngrita shqetësimin e Varrezave të automjeteve pa leje, si dhe për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare.

E ritheksova domosdonë e finalizimit të rrugës Komoran-Drenas-Gllobar si dhe çështjen e shtratit të lumit Vërbica, projekte të qeverisë. Në takim, theksova se projekti i lumit është i ndarë në tri llote, është kryer segmenti një dhe tre, ndërsa segmenti i dytë i papërfunduar, ka shkaktuar vërshime në Shtrubullovë dhe Çikatovë të re.

Presim që projektet të realizohen dhe cilësia e jetës së qytetarëve, do të përmirësohet. Qytetarët e komunës së Drenasit, janë qytetarë kampion dhe do të vazhdojmë të jemi kampion në shërbim të qytetarëve.

https://www.instagram.com/rlladrovci/?img_index=1

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit