-1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Lladrovci: Ne nuk e harrojmë përkrahjen e fuqishme të Izraelit gjatë luftës tonë çlirimtare

- Advertisement -

Me rastin e sulmeve të fundit palestineze në jug të Izraelit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka theksuar se bashkë ndjen dhimbjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre, raporton Scanner.

Ne nuk e harrojmë përkrahjen e fuqishme të Izraelit gjatë luftës tonë çlirimtare, kur popullit tonë i kanosej zhdukja, as nuk e harrojmë fjalimin e atëhershëm të Presidentit izraelit, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sulmi i djeshëm palestinez në jug të Izraelit, ka sjellë viktima të mëdha në të dy anët. Bashkë ndjejë dhimbjen me familjet që humbën më të dashurit e tyre në këto sulme.

Ne nuk e harrojmë përkrahjen e fuqishme të Izraelit gjatë luftës tonë çlirimtare, kur popullit tonë i kanosej zhdukja, as nuk e harrojmë fjalimin e atëhershëm të Presidentit izraelit. Ne, nuk e harrojmë përkrahjen e miqve tanë hebrenj në shtetformim e shtetndërtim.

Vuajtjet e popujve të shtypur janë të ngjashme, andaj, uroj që të ketë sa më pak viktima dhe në rajonin e Lindjes së afërme të kthehet paqja e mirëkuptimi. Miqësia e kombit tonë me Izraelin ka histori të gjatë dhe ashtu do të mbetet!

https://instagram.com/p/CyJBM_Kt_1u/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit