-3.5 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Lladrovci në Londër, do të takohet me Martin Vickers

- Advertisement -

Kryetar i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci po qëndron për vizitë në Londër, ku nesër do të zhvillojë një takim zyrtar me Martin Vickers, deputet i Partisë Konservatore dhe përfaqësues i zonës Brigg and Immingham në Parlamentin Britanik.

Takimi është paraparë të mbahet nesër në ora 17:00, ndërsa pas tij Lladrovci do të marrë pjesë edhe në një darkë pune me deputetin Vickers, si dhe me së paku dy deputetë të tjerë britanikë.

Këto takime pritet të shërbejnë për shkëmbim pikëpamjesh dhe forcim të komunikimit politik, në kuadër të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me përfaqësues të skenës politike britanike.

Të ngjashme

Të fundit