3.1 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Lladrovci: Në Grykën e Llapushnikut mbrohej përkatësia jonë evropiane

- Advertisement -

Beteja e Llapushnikut përkon me Ditën e Evropës dhe me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se “Gryka e Llapushnikut ishte simbol i qëndresës tonë, ishte shtegu ku mbrohej liria jonë, qenia kombëtare, përkatësia jonë evropiane dhe vlerat e lirisë”, raporton Scanner.

Dita e Evropës nuk do të kishte asnjë kuptim për neve, as më 1998 e as sot, pa Betejën e Llapushnikut dhe betejat tjera të UÇK-së, ku dëshmohej se liria është më e vlefshme se jeta, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Evropa, në ditën e saj më 1998, kremtonte fitoren, bashkimin dhe vlerat evropiane, ndërsa Kosova me bijtë e bijat e saj më të devotshme, përballeshin me okupatorin jugosllav fyt më fyt.

Gryka e Llapushnikut ishte simbol i qëndresës tonë, ishte shtegu ku mbrohej liria jonë, qenia kombëtare, përkatësia jonë evropiane dhe vlerat e lirisë.

Dita e Evropës nuk do të kishte asnjë kuptim për neve, as më 1998 e as sot, pa Betejën e Llapushnikut dhe betejat tjera të UÇK-së, ku dëshmohej se liria është më e vlefshme se jeta.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit