-1.1 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Lladrovci në dasmën e Gentritit, uron me fjalë emocionuese gëzimin në familjen e heroit dr. Hafir Shala

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka marrë pjesë në dasmën e birit të heroit të Kosovës, dr. Hafir Shala, Gentritit, me ç’rast ka përgëzuar çiftin dhe ka shkruar se “Liria e Kosovës është mrekulli që zbukurohet kur trashëgimia e heronjve tanë, shtohet dhe lumturohet me dasma si kjo e Gentrit Hafir Shalës dhe Fjolla Morinës”.

Lladrovci ka shkruar po ashtu “Dasma e shumëpritur, është gëzim i madh për Familjen e nderuar Shala, të gjithë miqtë dhe dashamirët e familjes, në veçanti për ne, shokët e heroit dr. Hafirit, i cili është pjesë e pandashme e historisë tonë të re, kontribuuesin e jashtëzakonshëm, veprimtarin, pajtimtarin, humanistin, atdhetarin dhe mjekun nga krismat e para të UÇK-së”

Postimi i plotë:

Gentrit Hafir Shala, sonte ka dasmë. Jetën e tij, lumturinë dhe trashëgiminë, Gentriti po e lidh me Fjollën. Urime dhe përgëzime, mbarësi me plotë lumturi në jetën Tuaj bashkëshortore, çift i mrekullueshëm!
Dasma e shumëpritur, është gëzim i madh për Familjen e nderuar Shala, të gjithë miqtë dhe dashamirët e familjes, në veçanti për ne, shokët e heroit dr. Hafirit, i cili është pjesë e pandashme e historisë tonë të re, kontribuuesin e jashtëzakonshëm, veprimtarin, pajtimtarin, humanistin, atdhetarin dhe mjekun nga krismat e para të UÇK-së.
Jam shumë i lumtur që po marr pjesë në dasmën për ta shtuar gëzimin e Familjes Shala dhe shumë i emocionuar, kur e rikujtojmë dasmën e Dr. Hafirit, para shumë vitesh, dasmë që do të mbahet mend për rrethanat që u zhvillua dasma, për çiftin dhe dasmorët e saj.
Liria e Kosovës është mrekulli që zbukurohet kur trashëgimia e heronjve tanë, shtohet dhe lumturohet me dasma si kjo e Gentrit Hafir Shalës dhe Fjolla Morinës.
Çift i ri, urime, gëzuar, paçi lumturinë!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10226051856956992&id=1653723698

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit