13.3 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Lladrovci në Asociacionin e Komunave të Kosovës: Jo kompetencave që lëndojnë Kushtetutën!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës, ku njëzëri u pranua Mitrovica e Veriut në këtë asociacion.

Ne nuk guxojmë të lejojmë debatin për kompetenca të cilat e lëndojnë Kushtetutën tonë, ka theksuar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Në Kuvendin e jashtëzakonshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), votuam njëzëri anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK.

Në takim, debatova për disa çështje, dhe shtrova pyetje, si vijon:

Po, e aprovoj anëtarësimin e Mitrovicës së veriut në Asociacion, por, duhet të kemi qëndrim, me strategji të qëndrueshme me rastin e ndryshimit të mundshëm pas zgjedhjes së situatës së katër komunave në veri?

Me rastin e zgjedhjes së kryetarëve të rinj në veri, ky anëtarësim nëse shpallet i pavlefshëm, cili do të jetë qëndrimi ynë?

Të dihet se pasi sot e anëtarësojmë Mitrovicën e Veriut, çka ngjan me komunat tjera ku kanë fituar kandidatët në zgjedhje, Zubin Potoku, Zveçani dhe Leposaviqi?

Konsideroj se Asociacioni duhet të jetë gati për të mirëmbajtur kompetencat e parapara duke qenë gati të ballafaqohet me tendencat e komunave me shumicë serbe, si pushtet i ndërmjetëm. Ne nuk guxojmë të lejojmë debatin për kompetenca të cilat e lëndojnë Kushtetutën tonë!

Pyes se çka do të bëjmë pas dy muajve kur Kryeministri dhe Presidentja me rregulloren e re dhe provojnë me i rrxu katër kryetarët e komunave, ku mbetet Kushtetuta dhe ligjet tjera lidhur me kryetarët e komunave.

Edhe një herë e konfirmoj se jam për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK dhe uroj suksese në punën tonë të përbashkët.

https://instagram.com/p/CwQMOKINByS/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit