10.5 C
New York
Thursday, March 13, 2025

Buy now

Lladrovci nderon Shaban Palluzhën: Është i paharrueshëm ndër breza!

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e përvjetorit të vrasjes së heroit të kombit Shaban Palluzha, me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe dhe kanë vendosur buqetë me lule pranë varrit të tij në Palluzhë, raporton Scanner.

Heroi Shaban Palluzha, vijoi rezistencën e fuqishme kundër okupimit jugosllav, sipas traditës së krijuar nga Azem Bejta, në Drenicë, kundër okupatorëve të rinj dhe ideologjisë së vjetër të mashtrimit serb, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Në nderim të jetës e veprës së heroit Shaban Palluzha, me bashkëpunëtorë, mbajtëm një minutë heshtje dhe vendosëm buqetë me lule pranë varrit të tij.

Heroi Shaban Palluzha, vijoi rezistencën e fuqishme kundër okupimit jugosllav, sipas traditës së krijuar nga Azem Bejta, në Drenicë, kundër okupatorëve të rinj dhe ideologjisë së vjetër të mashtrimit serb.

Emri i Shaban Palluzhës me shokë, është i paharrueshëm ndër breza. Lavdi jetës dhe veprës së tij heroike!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit