5.7 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Lladrovci nderon me mirënjohje Adem Gashin për veprën e tij jetësore

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka nderuar poetin dhe shkrimtarin e mirënjohur Adem Gashin, me mirënjohje për veprën e tij jetësore, raporton Scanner.

Puna e Adem Gashit me vokacion të fortë letrar, dha kontribut të madh edhe në institucione, në media, shtetndërtim dhe jetën tonë letrare e kulturore. Për të gjitha këto, i shpreha mirënjohje për jetën dhe veprën e tij, si një nga personalitetet madhore që komunës tonë dhe Drenicës i japin krenari, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

I nderuar me vizitën dhe takimin në komunë me shkrimtarin tonë të mirënjohur, Adem Gashin, bashkëvendësin, mikun e shokun tim e të familjes Lladrovci, shok e mik i Fehës dhe mësuesit Jahir, tashmë dëshmor.


Pena e Ademit, me dekada ka qenë shumë e çmuar, e vyer dhe e njohur për qartësinë e saj për temat letrare, politike dhe opinionit kulturor gjithëshqiptar. Ai në veprat prezantoi faktet, mesazhet dhe emocionin artistik, duke krijuar letërnjoftim të shkëlqyer për vete dhe kohën. Ademi ka qenë dhe është edhe sot, një nga enciklopeditë e gjalla të jetës tonë kulturore e politike, më të gjatë se 50 vitet e fundit.
Ademi me përkushtim në rininë e hershme u radhit në anën e ndritshme të historisë, ku pas angazhimeve i përjetoi tërë torturat si çdo atdhetar i vendosur, burgosjen, përndjekjen dhe largimin nga Kosova, por, gjithmonë duke i mbetur besnik, rrugës tonë të nderit të filluar për çlirim nga okupatori.


Puna e Adem Gashit me vokacion të fortë letrar, dha kontribut të madh edhe në institucione, në media, shtetndërtim dhe jetën tonë letrare e kulturore. Për të gjitha këto, i shpreha mirënjohje për jetën dhe veprën e tij, si një nga personalitetet madhore që komunës tonë dhe Drenicës i japin krenari.
Po ashtu, ishte rast, ta përgëzoj nga zemra edhe për çmimin më të lartë për veprën jetësore, “Azem Shkreli”, duke theksuar se me plotë meritë i ka takuar që moti.
Faleminderit për vizitën miku im Adem Gashi. Të paçim me jetë të gjatë!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit