18.8 C
New York
Wednesday, September 25, 2024

Buy now

Lladrovci nderon heroin Gani Kastrati në 26 vjetorin e rënies

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, ka nderuar sot, heroin Gani Kastrati, me rastin e 26 vjetorit të rënies heroike, raporton Scanner.

Heroi Gani Kastrati ra në altarin e lirisë më 24 gusht 1998, në fshatin Luzhnicë, gjatë ballafaqimit me forcat e armikut, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit Gani Kastrati, me nënkryetarin, Arben Shala, bashkëpunëtorë e familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm buqeta me lule pranë busteve të heronjve, Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, në Nekoc.
Bustet e tre heronjve në Nekoc, janë nderim për sakrificën e tyre për çlirim, kujtesë për gjeneratat dhe vlerën e lirisë së atdheut tonë.
Heroi Gani Kastrati ra në altarin e lirisë më 24 gusht 1998, në fshatin Luzhnicë, gjatë ballafaqimit me forcat e armikut në vendin e quajtur Bajrak dhe është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë.
Lavdi jetës e veprës së Heroit Gani Kastrati!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/aFZHdfToUrjWPFox/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit