Me rastin e përvjetorit të rënies heroike të Bahri Fazliut, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, mori pjesë në homazhe dhe vendosën lule të freskëta pranë vendit ku prehet, në Memorialin e dëshmorëve në Prishtinë.
Me lule të freskëta dhe homazhe nderuam edhe heronjtë Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Ilir Konushevci, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Në përvjetorin e 27-të të rënies së heroit Bahri Fazliu, bashkë me shokë, bashkëveprimtarë e bashkëluftëtar, vendosëm lule dhe bëmë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij heroike.
Me lule të freskëta dhe homazhe nderuam edhe heronjtë Fahri Fazliu, Afrim Zhitia dhe Ilir Konushevci.
Lavdi e përjetshme veprës së Bahriut, Fahriut, Afrimit dhe Ilirit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/16aWSt1Zmx/?mibextid=wwXIfr