6.1 C
New York
Monday, April 7, 2025

Buy now

Lladrovci nderon dëshmorët Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala në Abri

- Advertisement -

Sot, në përvjetorin e rënies së tre dëshmorëve, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të UÇK-së dhe qytetarëve, me bashkëpunëtorë ka vendosur buqetë me lule dhe ka shprehur nderim në Varrezat e Dëshmorëve në Abri.

Vlera e shtetit dhe lirisë tonë, është e përcaktuar nga sakrifica shekullore e gjeneratave të tëra, në veçanti me gjakun e bijve dhe bijave më të çmuara të kombit, gjatë luftës tonë çlirimtare, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Në prani të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të UÇK-së dhe qytetarëve, me bashkëpunëtorë, kemi vendosur buqetë me lule dhe kemi bërë nderime për tre dëshmorët e kombit, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala, në Varrezat e Dëshmorëve në Abri.

Vlera e shtetit dhe lirisë tonë, është e përcaktuar nga sakrifica shekullore e gjeneratave të tëra, në veçanti me gjakun e bijve dhe bijave më të çmuara të kombit, gjatë luftës tonë çlirimtare.

Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit, Xhevat Demaku, Bedri Demaku dhe Imer Shala!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/1AR8HL7T7U/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit