8.5 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Lladrovci nderon dëshmorët Nazmi Abdullah Mujën dhe Milazim Fazliu

- Advertisement -

Me rastin e përvjetorit të rënies, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nderuar dëshmorët Nazmi Abdullah Mujën në Gradicë dhe Milazim Fazliun, në Memorialin e dëshmorëve në Gllanasellë.

“Me familjarë të dëshmorëve, qytetarë e bashkëpunëtorë, kemi bërë homazhe, vendosëm lule të freskëta dhe jemi përkulur para sakrificës së Nazmi Abdullah Mujës në Gradicë dhe Milazim Fazliut në Gllanasellë”, ka shkruar Lladrovci.

“Nazmiu është vrarë tinëzisht në ushtrinë jugosllave”, ka theksuar Ramiz Lladrovci dhe ka shtuar se “në vend se të kthehej në gjirin familjar plotë vrull e dëshirë për jetë, ai u kthye në arkivol, i vrarë në rrethana të panjohura gjatë kryerjes së shërbimit në ushtrinë okupatore, më 1982, ndërsa Milazimi u vra në betejë me armikun serb më 25.5.1998.”

“E njëjta ushtri okupatore, gjatë luftës tonë çlirimtare, u ndesh ballë për ballë me bijat dhe bijtë më të mirë të kombit, ku heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, në bashkëpunim me aleatët e shporrën okupatorin nga Kosova jonë”, ka shkruar në fund në rrjetin social Lladrovci.

Lavdi e përjetshme për dëshmorët Nazmi Abdullah Muja dhe Milazim Fazliu!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/sLAcXfUJ5VS1ijy5/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit