Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot, ka bërë homazhe dhe vendosi kurorë me lule pranë memorialit të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Shtuticë, raporton Scanner.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Me lule të freskëta dhe homazhe, kemi shprehur nderimin dhe vlerësimin për sakrificën madhore të dëshmorëve dhe martirëve pranë Memorialit në fshatin Shtuticë dhe vendit ku prehet dëshmori Nystret Halili.
Rruga jonë e pandalshme për liri, në krye me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, vetëmohimin e qytetarëve tanë, përmbylli idealin dhe përkushtimin shekullor bashkë me aleatët.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/wXfRD4pjMJzqpKV7/?mibextid=WC7FNe