16.7 C
New York
Saturday, June 14, 2025

Buy now

Lladrovci: Nderim për çdo kontrubues të lirisë tonë, të çlirimit e të përkushtimit atdhetar

- Advertisement -

Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Drenasit, pas aktiviteteve të shumëta përkujtimore dhe seancës solemne të Kuvendit, kryetari i komunës së Drenasit, ka deklaruar se “nderimi ynë shkon për çdo kontrubues të lirisë tonë, të çlirimit tonë, të përkushtimit atdhetar”.

“Zotohemi të punojmë që çdo përvjetor i çlirimit, të na gjej mirë e më mirë. Sepse jemi më të mirët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Me rastin e Ditës së çlirimit të komunës së Drenasit, me një varg aktivitetesh, kemi përkujtuar këtë ditë duke shprehur nderimin tonë për dëshmorët e martirët dhe familjet e tyre, për veteranët e invalidët e UÇK-së dhe të gjithë qytetarët kontribuues të çlirimit të Drenasit dhe të Kosovës.

Në mëngjes, pranë të gjithë memorialëve të dëshmorëve dhe martirëve, bashkë me drejtorët, asamblistët dhe qytetarët, kemi vënë buqeta me lule dhe kemi bërë një minutë nderim për jetën dhe veprën e tyre heroike.

Është bërë dekorimi i qytetit me flamuj dhe bilborde, është hapur ekspozita e piktorit Agim Bujupi në hollin e Sallës së Kulturës, është mbajtur Seanca Solemne e Kuvendi të Komunës, ndërsa në Sallën e Kulturës është shfaqur filmi dokumentar “Fatosi i Pëllumbave të Lirisë” kushtuar Heroit Fatos Krasniqi.
Ndërsa nesër, më 14.6.2025 ora 11:00 do të bëhet vendosja e shtatores së Heroit Asllan Fazliu.

Fjalë ime në Seancën solemne të Asamblesë komunale:

Qytetarë të Komunës së Drenasit,
Zonja e zotërinj,

Urime përvjetori i 26-të i çlirimit të komunës së Drenasit,

Në këtë ditë të shënuar, kujtojmë me nderim të rënët në altarin e lirisë, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e komunës tonë, me kontribut të madh për çlirimin e vendit.

Sot, me nderim, kemi vendosur buqeta me lule pranë memorialëve të dëshmorëve dhe martirëve në të gjithë komunën tonë, si dhe në Marinë.

Kemi bërë nderim me një minutë heshtje, për të shprehur ndjenjën tonë të thellë të falënderimit për secilin që dha jetën për lirinë e Kosovës.

Në mirënjohjen me rastin e çlirimit të komunës së Drenasit, për invalidin e UÇK-së, kam shkruar:

Nuk e kurseve jetën për lirinë e atdheut, por, fati e deshi të jesh dëshmitar i lindjes së lirisë tonë, edhe në këtë mbledhje solemne, ka shumë dëshmitar të lindjes së lirisë tonë.

Liri e cila erdhi nga përkushtimi i familjeve atdhetare që rritën e edukuan me frymën atdhetare, bijat dhe bijtë e vet.

Liri e cila erdhi nga edukata atdhetare me gjenerata se hasmi do barot.
Liri e cila erdhi nga dashuria e madhe e mësuesve dhe arsimdashësve atdhetarë që edukimin e brezave e kryen me nder e dinjitet.

Është liri e cila erdhi nga buka me shtatë kore, me plotë djersë e gjak nga shtypja e terrori, nga burgosja dhe tortura, nga përndjekja dhe izolimi.

Prandaj sot, në ditën e çlirimit,
Me nderim kujtojmë ata që dhanë më të shtrenjtën, jetën e vet,
Njëherësh shprehim nderim, për të gjithë ata që ishin të gatshëm ta japin jetën për liri, por, plumbi nuk i deshti.

Shprehim nderim sot, për ata që për të pestin vit, na mungojnë fizikisht, heronjtë tanë të luftës dhe paqes, na mungon këtu Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët.
Ne besojmë fort se pafajësia e tyre është tashmë e dëshmuar.

Të nderuar të pranishëm,

Nderimi ynë shkon për çdo kontrubues të lirisë tonë, të çlirimit tonë, të përkushtimit atdhetar për shtet dhe shtetësi.

Kujtojmë këtu, varganin e heronjve tanë, të krenarisë tonë, të filluar me Ahmet Delinë, të vazhduar me Azem Bejtën dhe Shotë Galicën, për të vazhduar me Shaban Polluzhën, Rifat Berishën, Fazli Grajçevcin, Tahir e Nebih Mehën, Komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jasharin me Hamëz Jasharin e të përfunduar me Fehmi e Xhevë Lladrovcin, Ilaz Kodrën, Bedri Shalën, Rasim Kiqinën dhe dhjetëra të tjerë.

Në këtë përvjetor të çlirimit, në emër të Komunës së Drenasit, kam dhënë mirënjohje për çdo familje dëshmori, shenjë nderimi për sakrificën madhore të qytetarëve tanë, për çlirimin e vendit.

Ky përvjetor i çlirimit, në kohën e mjegullnajës globale, lë të na shërbej për më shumë dashni e ndjeshmëri për njëri tjetrin, për më shumë mirëkuptim dhe zemërbutësi.

Është vit zgjedhor, ato shkojnë e vijnë, por, fyerja dhe shpifja mbesin pronë e atij që i bën, jo atij që i bëhen.

Në respekt të ditës së çlirimit dhe çlirimtarëve, të dëshmorëve dhe martirëve, mund të deklaroj se punën e kemi obligim, cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, e kemi qëllim, zbatimin e ligjit dhe barazinë para ligjit, çështje që nuk e diskutojmë.

Po, kemi sfida, popullsia po zvogëlohet, po pakësohen nxënësit dhe sfida e ujit po zgjidhet, por jo aq shpejtë sa do të donim.

Drenasi ka qenë bastion i pathyeshëm i UÇK-së, kjo sot e gjithmonë na bën krenar!

Drenasi gjatë shtatë viteve në garë për performancën komunale, gjashtë herë është kampion, sepse, qytetarët i ka kampion që e duan dhe bashkëpunojnë me komunën e vet.

E ne, zotohemi të punojmë që çdo përvjetor i çlirimit, të na gjej mirë e më mirë. Sepse jemi

Të ngjashme

Të fundit