13.7 C
New York
Saturday, May 24, 2025

Buy now

Lladrovci: Mikpritja e shkëlqyer në Zvicër dëshmon se Kosova zë vend të rëndësishëm për zhvillimin e saj

- Advertisement -

Me rastin e vizitës zyrtare në Zvicër të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu me ekipin e saj ku bënte pjesë edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, mikpritja e ngrohtë dëshmon se Kosova zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e saj.

“Takimi bilateral u fokusua në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe në fushat tjera me interes të përbashkët, me këtë rast, mërgata e Kosovës u cilësua si motor i zhvillimit në shtetin helvetik”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Kam qenë i nderuar të jem pjesë e ekipit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës zyrtare në Konfederatën e Zvicrës, vend mik dhe me lidhje të fuqishme me Kosovën dhe popullin tonë.
Faleminderit për konsideratën Presidente Osmani-Sadriu, mirënjohës për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin e Presidentes së Zvicrës ndaj nesh, znj. Keller-Sutter me Kabinetin Federal.
Vizita filloi në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës, pastaj u zhvillua ceremonia zyrtare e pritjes nga Presidentja Keller-Sutter me bashkëshortin në Bundesplatz, Bernë.
Takimet vijuan me fjalime zyrtare të Presidentes Osmani-Sadriu dhe Presidentes së Zvicrës, Keller-Sutter, në Pallatin Federal të Zvicrës, në prani të anëtarëve të Këshillit Federal Zviceran.
Takim i jashtëzakonshëm u zhvillua në shesh me mërgimtarët tanë dhe qytetarët, ishte një pritje madhështore. Pas takimit dypalësh në Bernë, u mbajt konferenca e përbashkët për media.
Takimi bilateral u fokusua në thellimin e bashkëpunimit politik, ekonomik, kulturor, arsimor dhe në fushat tjera me interes të përbashkët, me këtë rast, mërgata e Kosovës u cilësua si motor i zhvillimit në shtetin helvetik.
Në Darkën Shtetërore të organizuar nga Presidentja e Zvicrës dhe Këshilli Federal zviceran me pjesëtarë të mërgatës tonë të suksesshëm të fushave të ndryshme u theksua mundësia e fuqizimit të bashkëpunimit dhe partneritetit me interes të përbashkët.
Gjatë ditës së dytë të vizitës shtetërore në Zvicër, qëndruam në vendlindjen e presidentes Keller-Sutter, në kantonin St. Gallen dhe Thurgau, ku u njohëm me vlerat dhe historinë e këtyre kantoneve, në veçanti investimet në inovacion. Agjenda vazhdoi me pjesëmarrjen në ngjarjen dedikuar jetës dhe punës së mikut të madh të Kosovës, presidentit Martti Ahtisaari.
Vizita u përmbyll me takimin e zhvilluar me mërgatën tonë Gjenevë, ku u shpalosën vlerat e mërgimtarëve tanë dhe shfaqje e mrekullueshme kulturore, e pasur me folklorin, recitime, këngë e valle.
Takimet ishin shumë të përzemërta dhe dëshmonin se Kosova zë vend të rëndësishëm në zhvillimin e vendit mikpritës, vendit që i hapi dyert kur qytetarët e Kosovës kishin më së shumti nevojë, shtetit që i rri krah Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Faleminderit për nderimin presidente Vjosa Osmani-Sadriu, faleminderit presidente Keller-Sutter, faleminderit mërgimtarë, miq e dashamirë. Ditët e qëndrimit zyrtar në Zvicër, ishin dëshmi e nderimit të madh që i bëhej Republikës së Kosovës, Presidentes Osmani-Sadriu dhe ekipit të saj!
https://www.facebook.com/share/p/16g23kNkcW/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit