10.8 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Lladrovci merr pjesë në promovimin e librit “Fatos Krasniqi-Kur binin trimat” dhe bën homazhe në Negroc

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në promovimin e librit “Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, kushtuar këtij heroi të shquar, të autorit Fitim Çaushi, raporton Scanner.

Ky përurim i librit u bë me rastin e 25 vjetorit të përjetësimit në altarin e Lirisë të dëshmorëve të kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi , Skender Shala dhe Ilaz Javori, ka theksuar Lladrovci, mëpastaj, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Negroc.

Postimi i plotë:

Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Fatos Sherif Krasniqi, mora pjesë në promovimin e librit “Fatos Krasniqi-Kur binin trimat”, nga autori Fitim Çaushi, promovim i cili u mbajt në Institutin Albanologjik.

Ky përurim i librit u bë me rastin e 25 vjetorit të përjetësimit në altarin e Lirisë të dëshmorëve të kombit, Fatos Sherif Krasniqi, Haki Krasniqi , Skender Shala dhe Ilaz Javori.

Pas këtij përurimi të kësaj vepre të shquar dedikuar heroit Fatos Krasniqit, me familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, kemi bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve të kombit, “Pëllumbat e Lirisë” në Negroc.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://instagram.com/p/CxqLB0vtx0B/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit