8.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lladrovci merr pjesë në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës: Mesazhet e Besëlidhjes për unitet i kanë mbijetuar shekujve!

- Advertisement -

Nën patronatin e Bashkisë së Lezhës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me homolog nga komunat e Republikës së Kosovës, kryetar të bashkive në Shqipëri, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Preshevës, Bujanocit e Medvegjë, ka marr pjesë në takim me rastin e 578 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve, Besëlidhjen e Lezhës, raporton Scanner.

Kryetari Lladrovci tha se “Këtu në Lezhë, 578 vjet më parë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti mblodhi të gjithë princërit shqiptarë për bashkim sepse duhej së bashku të përballonin sulmet që do të vinin nga Perandoria otomane. Kjo datë, shënon vizionin historik për të ardhëm e principatave shqiptare që më vonë do të përbënin kombin në tërësinë e vet dhe do të hidhnin hapat e parë të historisë e besës tonë të lavdishme, unitetin kombëtar”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Nën patronatin e Bashkisë së Lezhës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, sot, së bashku me homolog nga komunat e Republikës së Kosovës, kryetar të bashkive në Shqipëri, të Maqedonisë së Veriut, të Malit të Zi, Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, mora pjesë në takim me rastin e 578 vjetorit të ngjarjes më të rëndësishme të të gjithë shqiptarëve, Besëlidhjen e Lezhës.

Këtu në Lezhë, 578 vjet më parë, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti mblodhi të gjithë princërit shqiptarë për bashkim sepse duhej së bashku të përballonin sulmet që do të vinin nga Perandoria otomane. Kjo datë, shënon vizionin historik për të ardhëm e principatave shqiptare që më vonë do të përbënin kombin në tërësinë e vet dhe do të hidhnin hapat e parë të historisë e besës tonë të lavdishme, unitetin kombëtar.

Në këtë ditë historike për kombin, ditën kur Skënderbeu kërkoi unitet të principatave, kombi ynë gjendet në rrugën integruese të vlerave euro-atlantike. Prandaj sot me nderim, bashkë me homologët e komunave të trojeve etnike, kujtuam Besëlidhjen e Lezhës, mesazhet e kësaj lidhjeje që do t’i mbijetonin shekujve, për unitetin e brendshëm dhe harmoninë nacionale, në çdo situatë.

Në fjalën time të shkurtër, gjatë një dreke pune, në shënimin e kësaj date historike, theksova po ashtu se mesazhet e Besëlidhjes u trupëzuan në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe kërkova nga homologët e mi që këtë shënim të përbashkët, të mesazheve të Besëlidhjes së Lezhës ta shënojmë më 10 qershor në Prizren.

Përmbyllja e shënimit të Besëlidhjes së Lezhës, u përmbyll me vendosjen e kurorave me lule pranë varrit të heroit kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225182216736530&id=1653723698

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit