22.5 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Lladrovci: Me përkrahjen e afaristëve të Drenasit fryma e fitores është e pandalshme

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci ka takuar afaristët e komunës së Drenasit me ç’rast ka deklaruar se “me përkrahjen dhe gatishmërinë e afaristëve të Drenasit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, fryma e fitores është e pandalshme”.

“Jam krenar me mbi 2.000 biznese që punojnë e operojnë në komunën e Drenasit, e zhvillojnë jo vetëm Komunën por kanë kontribut në zhvillimin e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Si ta fuqizojmë biznesin, si t’i shtojmë vendet e punës, si të shtojmë numrin e kompanive dhe investitorëve, janë disa nga çështjet që i diskutuam me kandidatët “Për Drenasin Kampion”, bashkë me afaristë, biznesmenë, pronarë të kompanive e fermerë.

Drenasi është zemra e Kosovës, pozita jonë gjeografike, është zonë shumë e kërkuar për të zhvilluar biznes dhe veprimtari dhe ne jemi dëshmuar se ofrojmë lehtësira dhe klimë pozitive për të bërë biznes.

Jam krenar me mbi 2.000 biznese që punojnë e operojnë në komunën e Drenasit, e zhvillojnë jo vetëm Komunën por kanë kontribut në zhvillimin e Kosovës. Heqja e taksës së operimit, është ndër vendimet e para në mandatin e ardhshëm, por, do të ketë edhe lehtësira të tjera.

Ne kemi 101 arsye për të votuar “Për Drenasin Kampion”, zemrën e Kosovës, tërheqëse për investitorët vendorë e ndërkombëtarë, në komunën me kontribut të madh për lirinë e Kosovës.

Me përkrahjen dhe gatishmërinë e afaristëve të Drenasit me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, fryma e fitores është e pandalshme. Vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/1689Fi1tM3/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit