Ramiz Lladrovci del me një falënderim për të gjithë ata që i dhanë mbështetje, pas moskandidimit nga Kryesia e PDK në Prishtinë.
“Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat”, ka shkruar ai, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Falënderim!
Falënderoj qytetarët, miqtë, dashamirët dhe përkrahësit për mijëra mesazhe dhe telefonata përkrahëse, pas vendimit të Kryesisë së PDK-së, rreth kandidaturës time.
Dua të shpreh mirënjohjen time të thellë dhe konsideratën për të gjithë, në pamundësi veç e veç t’ju përgjigjem ndaj mesazheve në të gjitha rrjetet sociale dhe telefonatat.
Në veçanti shpreh keqardhje për mosmundësi t’i përgjigjem mediave të cilat kanë ndjekur punën time ndër vite.
E kam ditur se puna ime me përkushtim, sinqeriteti dhe vendosmëria për qeverisjen shembullore dhe me duar të pastra, pa iu nënshtruar keqbërësve e merr përkrahjen dhe simpatinë jo vetëm nga qytetarët e komunës së Drenasit por gjithandej trojeve shqiptare.
Faleminderit, bashkë, vazhdojmë, +4!