-2.9 C
New York
Friday, December 12, 2025

Buy now

Lladrovci mbështet Dr. Bashkim Gllarevën: Zë i fuqishëm për shëndetësi në Parlament

- Advertisement -

Kryetari i Drenasitz Ramiz Lladrovci, ka vlerësuar lart kandidatin e PDK-së për deputet, Dr. Bashkim Gllareva, duke e cilësuar atë si një nga emrat më të njohur dhe më të respektuar në mjekësinë kosovare.

Lladrovci tha se Dr. Bashkimi njihet jo vetëm si mjek dhe profesor universitar, por edhe për kujdesin e treguar ndaj pacientëve, komunikimin e kulturuar dhe profesionalizmin në çdo hap të karrierës së tij.

“Sfida e kandidimit për Parlament nuk është e lehtë, sidomos në partinë e heronjve të luftës dhe paqes, ku ka personalitete të dëshmuara dhe atdhetarë me edukim të lartë. Por Dr. Bashkimi i ka të gjitha cilësitë për të qenë deputet shembull,” u shpreh Lladrovci.

Ai theksoi se kontributi i Dr. Gllarevës në QKUK dhe në Universitet e bën atë figurë të çmuar për shëndetësinë e vendit, ndërsa prezenca e tij në Kuvend pritet të sjellë një qasje profesionale për reformimin e sektorit shëndetësor.

Sipas Lladrovcit, Dr. Bashkimi do të jetë zë i fuqishëm për:

rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore,

buxhet më të madh për barna dhe pajisje moderne,

themelimin e Sigurimeve Shëndetësore,

zvogëlimin e listave të pritjes për operacione,

lehtësimin e procedurave për trajtim jashtë vendit.

“Pres që qytetarët ta vlerësojnë Dr. Bashkimin më 28 dhjetor. Kudo që ka punuar, ai ka shkëlqyer dhe ka mbetur njeri modest e profesionist i jashtëzakonshëm,” shtoi Lladrovci, duke përmendur numrin 59 me të cilin Gllareva garon për deputet nga lista 130 e PDK-së.

Postimi i plotë:

Bashkimi është emër i njohur në mjekësi, doktor e profesor në Universitet, por, më i njohur është për kujdesin ndaj pacientëve, kulturën e komunikimit dhe profesionalizmin.

Sfida e kandidimit për Parlamentin e Kosovës, nuk është e lehtë, sepse, në partinë e heronjve të luftës dhe paqes, ka personalitete të dëshmuara, gra e burra atdhetarë me gjenerata dhe edukim superior.

Dr. Bashkimi i ka të gjitha vetitë për deputet shembull, të dëshmuara kudo që gjendet, sidomos në Klinikat e QKUK, në Universitet si profesor dhe si bashkëqytetar. Ai na bën krenar si deputet i ardhshëm në Parlamentin e Kosovës.

Prania e Dr. Bashkimit në Parlament, do të jetë zë i kulluar për shëndetësi më cilësore, për buxhet më të madh për barna e pajisje moderne, për themelimin e Sigurimit shëndetësor, për largimin e listave të pritjes për operacione, shërimin jashtë vendi, etj.

Pres nga qytetarët që dr. Bashkimi të marrë vlerësim me votë, më 28 Dhjetor, sepse, në çdo fushë të angazhimit ka shkëlqyer dhe mbeti modest, shok e njeri i mirë. Prandaj, besoj fort se Dr. Bashkimi, me numrin 59, do të shkëlqejë.

Bashkë. Përpara!
130 PDK
59 Bashkim Gllareva
Bedri Hamza kryeministër

Të ngjashme

Të fundit