20.6 C
New York
Sunday, September 21, 2025

Buy now

Lladrovci mban tubim nën qiellin e hapur në Arllat nga prania e madhe e qytetarëve

- Advertisement -

Ambientet e planifikuara për tubimin zgjedhor në Shkollën e Arllatit “Për Drenasin Kampion”, ku ishte i pranishëm kryetari Ramiz Lladrovci, për shkak të numrit të madh të qytetarëve të pranishëm, tubimi është mbajtur nën qiellin e hapur.

“Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Lagjen Avdyli në Dobroshec, takova qytetarët me të cilët diskutova për arritjet e qeverisjes komunale dhe sfidat që na përcollën në realizimin e prioriteteve në shërbim të mirëqenies së qytetarëve.

Në Arllat, në takimin e shkëlqyer zgjedhor me qytetarët, theksova se qeverisja jonë ishte gjithëpërfshirëse, ka realizuar dhe realizon kërkesat e qytetarëve pa dallim, duke mirëpritur idetë për zhvillimin e mëtejmë të Drenasit, zemrën e Kosovës.

Në takime me qytetarët, sot, isha bashkë me Donika Prenkun dhe Burim Bujupin, ku shkurt prezantuan disa nga arsyet “Për Drenasin Kampion”. Në Arllat nuk na zuri salla dhe takimin e mbajtëm nën qiellin e hapur.

E kemi pritur që komuna jonë të bëhet mikpritëse e kërkuesve të votës që na vizitojnë vetëm për zgjedhje, kemi qenë dhe jemi bukëdhënës, me nderim i presim e përcjellim, por, më 12 tetor, qytetarët kampionë e kanë adresën me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”.

Vazhdojmë edhe katër!

https://www.facebook.com/share/p/1FV9EMWwqj/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit