8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lladrovci lidhur me Veteranët: Mos harroni, pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar takimin e Kryeministrit dhe Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së, duke uruar të gjendet zgjidhje për pagat e tyre, raporton Scanner.

Lladrovci po ashtu ka shkruar se “kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!”

Postimi i plotë:

Uroj të gjendet zgjidhje lidhur me kërkesat e veteranëve të UÇK-së në takim me Kryeministrin.

Emrat dhe statusi i veteranit në listat e veteranëve duhen konfirmuar nga komisioni i pavarur apo i përbashkët me Shoqatën e veteranëve të UÇK-së.

Deri atëherë, trajtimi për të gjithë veteranët duhet të jetë në nivel, pa asnjë minimizim të kontributit, rreth emrit, apo statusit të veteranëve.

Kushdo që ka harruar ia rikujtoj se pa luftën e UÇK-së, nuk do të arrihej çlirimi as liria e Republikës së Kosovës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225743543489348&id=1653723698

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit