Me rastin e zbulimit të shtatores së Leotrim Ahmetit në Skenderaj, i vrarë nga forcat serbe më 1998, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, vendosi kurora me lule bashkë me nënën heroinë, Shukrie Ahmeti, raporton Scanner.
“Në Ditën e Çlirimit të Skenderajt, vendosa lule të freskëta me nënën heroinë Shukrie Ahmeti, pranë shtatores së Leotrim Ahmetit, i cili ndërroi jetë më 11 shtator 1998, në moshën shtatë vjeçare. Leotrimi ishte biri i dëshmorit të UÇK-së, Malush Ahmeti nga Rezalla heroike, i cili ra në altarin e lirisë më 15.5.1999”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka deklaruar se “kjo shtatore, ashtu sikur dialogu i fundit i Leotrimit me nënën Shukrie, janë mesazhe të gjithmonshme që kurrë të mos harrohet sakrifica e popullit tonë liridashës, as veprat makabre të okupatorit serb. Është amanet për ta fuqizuar e ndërtuar shtetin i cili do të jetë në mbrojtje të lirisë e jetës së qytetarëve”.
“Leotrimi nga Skenderaj, do ta japë mesazh për dhimbjen e thellë për 1.432 fëmijët e vrarë në Kosovë gjatë luftës çlirimtare, do të jetë kujtesë për rrugën tonë deri te liria dhe vlera e çlirimit nga okupatori serb. Përjetësimi i Leotrimit në bronz, është vepër që do të jetojë në kujtesën e kombit më gjatë se secili nga ne”, ka theksuar në fund kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid022R4ikimzGAmimZqyCJ7DLrVaAT4buMZK2dBiKE7VWQiFrGex4Wz9HDPpZYEL2EwQl/?mibextid=WC7FNe