Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se Qeveria nuk ka pasur investime për katër vite.
Lladrovci në “Pressing”, citohet se ka thënë që pushteti aktual ka mashtruar e gënjyer qytetarët e Kosovës.
“Me 9 shkurt këta kanë me shku edhe nuk besoj që kanë me u kthy mo. Aq shumë kanë provu me mashtru qytetarin, aq shumë e kanë rrejt qytetarin, sa që nuk besoj që dikush ka me besu te ta. Le të ma thotë dikush një investim që e ka bo dikush për 4 vjet” – ka thënë ai.