15.2 C
New York
Wednesday, November 26, 2025

Buy now

Lladrovci: Kurti kur ka thënë “hajvanat” ka qenë i pirë – kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që s’ka qenë

- Advertisement -

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar deklarimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ku ai kishte përdorur termin “hajvana” për opozitën pas zgjedhjeve.

“Kur ka thënë hajvanat i pijtë u kanë, ka pi, kot ua shet myslimanëve që unë nuk pi. Nuk ka mundur me përmbajt vetën e ka gabu, pra gabim ka bërë bre, nuk është bërë kiameti nuk u ka thënë qytetarëve hajvanat, liderëve u ka thënë a liderët po mundohen me gjujt tek qytetarët, nuk iu ka thënë qytetarëve”, ka deklaruar ai.

Ai u pyet nëse ia ka bërë testin e alkoolit, por tha se nuk ka dyshim që Kurti ishte i dehur dhe tha se i kërkon falje nëse nuk ka qenë.

“Jo kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që nuk ka qenë i pijtë, krejt informacioneve që më vijën ka qenë i pirë”, ka theksuar ai.

Të ngjashme

Të fundit