8.3 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Lladrovci: Kurrë më Hiroshima, kurrë më Nagasaki

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në ceremoninë përkujtimore për shënimin e 79 vjetorit të viktimave të bombës atomike, në Hiroshima të Japonisë.

“Çdo moment i jetës tonë qoftë në shërbim të paqes, mirëkuptimit dhe harmonisë ndër njerëzore. Dhimbja për viktimat e shkaktuara nga bomba atomike i tejkalojnë kufijtë kohor dhe tashmë janë mësim për njerëzimin që të mos përsëriten kurrë më Hiroshima, kurrë më Nagasaki”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:

Me anëtarët e Presidencës, Bekim Kupinën, Dora Musën, kryetarin Ilir Feratin dhe Ambasadorin tonë në Japoni, Sabri Kiçmarin, morëm pjesë në ceremoninë zyrtare përkujtimore të 79 vjetorit të viktimave të shkaktuara nga bomba atomike, në Parkun Memorial në Hiroshima

Në këtë manifestim përkujtimor global, ku po marrin pjesë 110 shtete, mbi 10 mijë të pranishëm, përfaqësues të familjeve që pësuan nga bomba atomike, të mbijetuarit e asaj dite tragjike, personalitete të shquara nga Japonia dhe mbarë bota.

Në fillim të ceremonisë është bërë nderim i emrave të viktimave të bombës atomike, nga familjarët e viktimave me personalitetet e ndryshme, si dhe janë vendosur lule të freskëta pranë Memorialit kushtuar viktimave të asaj dite.

Më pastaj, është zhvilluar lutje e heshtur, rrahën kambanat e paqes, u lexua Deklarata e Paqes, u lëshuan pëllumbat e paqes, fëmijët lexuan Deklaratën e Paqes, ndërsa fjalime mbajtën Kryeministri i Japonisë, Kryetari i Hiroshimës dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Në fund të manifestimit përkujtimor, kori ka ekzekutuar këngën e Hiroshimës për paqe.

Vendi ku ishte i rezervuar për neve, ishte me respekt dhe mikpritësve ju shprehëm falënderim për konsideratën, me mesazhin “Kurrë më Hiroshima, kurrë më Nagasaki”!

Më 6 gusht 1945, në Hiroshimë, humbën jetën rreth 140 mijë njerëz nga pasojat e bombës së parë atomike, akt i cili vuri në dyshim rrugën kah po shkon njerëzimi, drejt shkatërrimit apo paqes dhe mirëkuptimit.

Në tekstin e laternës, traditë kjo e porosive kushtuar kësaj dite, kam shkruar:

“Çdo moment i jetës tonë qoftë në shërbim të paqes, mirëkuptimit dhe harmonisë ndër njerëzore. Dhimbja për viktimat e shkaktuara nga bomba atomike i tejkalojnë kufijtë kohor dhe tashmë janë mësim për njerëzimin që të mos përsëriten kurrë më Hiroshima, kurrë më Nagasaki!
Ramiz Lladrovci, Drenas, Republika e Kosovës”.

Kurrë më Hiroshima! Kurrë më Nagasaki!

https://www.facebook.com/share/Ugg57amh8fuW2Dgx/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit