Në kuadër të ekipit të presidentes Osmani në vizitën zyrtare në Zvicër, është kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili me këtë rast ka shkruar: “Kurrë më e bukur Zvicra se sot”.
I nderuar të jem dëshmitar i kapitullit të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Zvicrës, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
I nderuar të jem anëtar i ekipit të presidentes Vjosa Osmani-Sadriu gjatë vizitës zyrtare në Konfederatën e Zvicrës.
Protokolli zviceran ka rezervuar pritjen më të lartë shtetërore për ne, në Pallatin rezidencial, duke qenë të nderuar nga presidentja Keller-Sutter, bashkëshorti i saj dhe stafi mikpritës.
Emocionet arrijnë kulmin me rastin e ngritjes së flamurit të Kosovës dhe Zvicrës në Bernë, në prani të shumë qytetarëve dhe mërgimtarëve me veshjen kombëtare më të bukur në botë.
I nderuar të jem dëshmitar i kapitullit të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Zvicrës. Kurrë më e bukur Zvicra se sot. Faleminderit presidente, Osmani-Sadriu, faleminderit presidente Keller-Sutter!
https://www.facebook.com/share/1EqiTJwRRo/?mibextid=wwXIfr