!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar sot, udhëheqësin shpirtëror të shqiptarëve për çlirim, Adem Demaçin me rastin e ditëlindjes së 86-të.
Përkujtimi për Adem Demaçin është bërë nga Ramiz Lladrovci me një foto ku shihet gjatë vizitës që kishte bërë Demaçi në Gllanasellë, deri sa babai i tij Tushi, ishte i sëmurë në shtrat.
Demaçi kishte qenë bashkëvuajtës në burgjet jugosllave me heroin Fehmi Lladrovci dhe ushqente nderimin e madh për Heroin dhe familjen Lladrovci.
Lladrovci ka shkruar në rrjetin social si vijon:
“Sot, Baca Adem do t’i mbushte 86 vjet…Epoka e tij vazhdon, përgjithmonë, në zemrën e liridashësve!”