Kryetari i komunës së Drenasit, ka përkujtuar atdhetarin e shquar, Gani Sylën, në katër vjetorin e kalimit në amshim.
Para katër vitesh, fizikisht u nda nga ne, atdhetari, mësuesi i popullit, shkrimtari, veprimtari e luftëtari i shquar i çështjes kombëtare, Gani Syla, ka shkruar Lladrovci.
Në rrjetin social, Lladrovci ka shkruar po ashtu se “e kujtojmë me mall e nderim, mësuesin e mësuesve tanë, i cili i dha dritë Drenasit dhe krejt Kosovës me veprimtarinë e pandalshme për Kosovën dhe kombin. I përjetshëm është kujtimi për Gani Sylën. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet ndër breza!”
https://instagram.com/p/CuRumtftEC0/