Pas publikimit të votave nga KQZ, Ramiz Lladrovci ka deklaruar se është krenar me qytetarët e zemrës së Kosovës, njëherësh, ka theksuar se “kemi marrë më shumë vota “Për Drenasin Kampion” se PDK në Skenderaj”.
Postimi i z. Lladrovci:
Qytetarët kampionë u përcaktuan për kryetarin kampion!
Krenar me juve qytetarë të Drenasit – qytetarë të zemrës së Kosovës!
E di se e jetuat e përjetuat këtë fushatë ndoshta më rëndë se unë dhe familja ime, por, edhe ju edhe unë e kemi ditur se jemi në rrugën e drejtë, prandaj fituam.
Fitorja në Drenas, e di, ka befasuar shumë amatorë politikë, por, nuk e befasoi qytetarin krenar, dinjtoz e me integritet të Drenasit.
Kemi dhënë shumë për lirinë e Kosovës dhe nuk e kemi merituar trajtimin që u përpoqën të na bëjnë.
Befasia e këndshme, bashkë me fitoren për Drenasin, është befasia tjetër, kemi marrë më shumë vota “Për Drenasin Kampion” se PDK në Skenderaj.
Drenasi është zemra e Kosovës, krenar me të gjithë qytetarët, vazhdojmë me qeverisjen e mirë, transparente e llogaridhënëse.
https://www.facebook.com/share/p/1Bi8r4v4HJ/?mibextid=wwXIfr