21.3 C
New York
Wednesday, October 8, 2025

Buy now

Lladrovci: Krenar me administratën dhe pensionistët kampionë

- Advertisement -

 

Ramiz Lladrovci, në kuadër të fushatës zgjedhore, ka takuar sot punonjësit e administratës shtetërore e private si dhe pensionistët, për të cilët ka thënë se është krenar me administratën dhe pensionistët kampionë.

 

Postimi i tij i plotë:

 

Administrata e komunës është krenari e jona. Kontributi i administratës dëshmohet në garën e grantit të performancës, duke qenë efikase, meritore dhe e aftësuar që komuna e Drenasit të jetë gjashtë herë kampion nacional, e presim edhe sivjet për herë të shtatë titullin kampion të performancës.

 

Administrata shquhet duke qenë jopolitike, profesionale dhe në shërbim të qytetarit, nga ora 8 deri në ora 16, çdo ditë pune. Çdo mirënjohje është e paktë për administratën tonë të shkëlqyer.

 

Takimit me administratën publike e private, u janë bashkuar edhe pensionistët të cilët shekullin e vet jetësor, e kanë vënë në shërbim të gjeneratave në komunën e Drenasit dhe më gjerë. Vlerësim e përkulje për angazhimin jetësor të pensionistëve tanë.

 

Kemi 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër!

 

https://www.facebook.com/share/p/1DAAy9EJ5J/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit