Në përvjetorin e rënies heroike, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një foto me heroin e Kosovës, komandantin Mujë Krasniqi, ku ka theksuar se ai mbetet përgjithmonë në kujtesë si një nga bijtë më besnik e dalëzotës të kombit!
Postimi i plotë ti tij në fb:
Lkenet e Hasit në historinë tonë, shënon vendin e dhimbjes së madhe, aty ra në pritë heroi i kombit, Gjeneral Mujë Krasniqi me 143 bashkëluftëtarë, prej tyre në altarin e lirisë u përjetësua Komandant Muja me 41 bashkëluftëtarë.
Bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit kishin vendosmëri ta vazhdonin luftën pavarësisht pasojave në luftime dhe pritave të armikut. Heroizmi i Mujës dhe pjesëtarëve të UÇK-së e sfidonin edhe borën e madhe të Pashtrikut edhe rrethanat tejet të vështira të zhvillimit të luftës.
Komandant Muja mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë si një nga bijtë më besnik e dalëzotës të kombit. Përgjithmonë mirënjohës ndaj veprës së tij heroike, veprës së dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Foto e 23 janarit 1998 në Tiranë, me Mujë Krasniqin dhe Naim Hazirin “Dilaverin”, një ditë pas sulmit të dytë të forcave serbe kundër Jasharajve, kisha shkuar me Lulzim Jasharin në Shqipëri për furnizim me armatim për Ademin me shokë…
Lavdi e përjetshme për heroin Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/15dXUav4ic/?mibextid=wwXIfr