9 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Lladrovci kërkon nga qytetarët kujdes të shtuar gjatë vërshimeve

- Advertisement -

Me rastin e gjendjes së rëndë të shkaktuar nga vërshimet, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka kërkuar nga qytetarët kujdes të shtuar.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Qytetarë të nderuar,

Komuna jonë po përjeton vërshime për tu mbajtur mend. Nga mëngjesi, niveli i ujit është rritur vazhdimisht, me ç’rast, ka vërshuar dhjetëra shtëpi, biznese dhe hapësira publike.

Rrugët janë ndërprerë për qarkullim në drejtim të Komoranit, te Trafoja dhe te ura e Bucollëve, vështirësi po paraqiten edhe te ura e Shtrubullovës. Dalja në magjistrale po bëhet me rrugë alternative.

Qindra hektarë tokë janë të vërshuara, derisa rryma është ndërprerë për shkak se po rrezikohet Trafoja kryesore e komunës tonë, priten vështirësi edhe për furnizimin me ujë.

Falënderoj Presidentën, Osmani-Sadriu për gatishmërinë e përkrahjes, ministrat në detyrë të linjës, z. Elbert Krasniqi dhe z. Hysen Durmishi, AME-në, qytetarët për solidaritetin për ndihmën me mjete personale, zyrtarët e komunës dhe institucionet tjera që janë të angazhuara për tejkalimin e gjendjes.

Falënderoj të gjithë ata që më telefonuan dhe me mesazhe po shfaqin brengosje për qytetarët dhe pronën e vërshuar në komunën e Drenasit.

Mbesim të angazhuar me të gjitha mundësitë për të qenë në nivel të detyrës.

Ftoj qytetarët për kujdes të shtuar dhe të respektojnë ndalesat e organeve kompetente për qarkullim në disa rrugë.

https://www.facebook.com/share/p/16uAA62G2e/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit