15 C
New York
Monday, May 12, 2025

Buy now

Lladrovci: Kandidati të cilin e kam votuar pres të jetë avokat i çështjes kombëtare, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë

- Advertisement -

Me rastin e votimeve në Shqipëri, Ramiz Lladrovci ka publikuar foto me vajzën, djalin dhe vëllain, para vendvotimit, në Tiranë dhe ka deklaruar se “kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë”.

“Erdhëm dhe votuam. Pres që kandidati të cilin e votova, do të vazhdojë të jetë në Parlament, të jetë avokat i çështjes kombëtare sikur deri sot, për Kosovën dhe shqiptarët kudo jetojnë”, dhe ka shtuar: “Deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutiv të shtetit e kanë obligim moral, kombëtar e kushtetues, të ngritin dhe mbrojnë çështjet me rëndësi të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë”.

“Obligimi i shqiptarëve jashtë kufijve administrativë, dihet, ta duan Shqipërinë!”, ka deklaruar Lladrovci në rrjetin social.
https://www.facebook.com/share/p/199A6QsQSj/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit