16.1 C
New York
Wednesday, May 14, 2025

Buy now

Lladrovci jep 49 mirënjohje për nxënësit e shkëlqyer në gjuhën shqipe dhe matematikë

- Advertisement -

Me rastin e sukseseve në garat vendore e ndërkombëtare, kryeyari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka dhënë 49 mirënjohje për nxënësit e shkëlqyer në gjuhën shqipe dhe matematikë.

“Krenarë me nxënësit e Drenasit, arsimtarët dhe prindërit që ju ofrojnë përkrahje fëmijëve të vet të cilët po shkëlqejnë në garat vendore e ndërkombëtare”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social.

Deklarata e plotë e tij në rrjetin social:

I lumtur të jem në mesin e nxënësve të shkëlqyer të komunës tonë, të cilët dëshmuan sukses të madh në Olimpiadën e përbashkët të Gjuhës Shqipe – klasa e 9-të, Garat Komunale të Matematikës dhe Gara ndërkombëtare Math Kangaroo.

Me kënaqësi dhe krenar me arritjet e tyre, bashkë me Drejtorin dhe zyrtarët e DKA-së, kemi shpërndarë 49 Mirënjohje për nxënësit e dalluar, në prani të drejtorëve, arsimtarëve dhe prindërve në Sallën e Kuvendit.

Prioritet imi i vazhdueshëm ka qenë dhe mbetet arsimi. Nxënësit tanë na kanë bërë krenar me pjesëmarrjen e tyre në garat vendore e ndërkombëtare dhe morën vlerësime të larta. Po përmendi nxënësit që morën pjesë në garat në Gjermani dhe Austri, ku ata arritën të marrin shumë medalje, në mesin e tyre edhe medalje të arta.

Do theksuar bashkëpunimin me shkollat finlandeze dhe anëtarësimi në “Euroscuola” të Bashkimit Evropian, si shkolla e vetme e një shteti jashtë BE-së dhe jemi anëtar të kësaj organizate prestigjoze arsimore.

Posaçërisht i shpreha mirënjohje nxënëses Eltina Buzaku, e cila zuri vendin e tretë në garën mbarëkombëtare për gjuhën shqipe dhe nxënësin Onart Gjoshi në garën globale të matematikës në Turqi, i cili zuri vendin e tretë në mesin e 35 shteteve pjesëmarrëse.

Shpreha me këtë rast falënderim të sinqertë po ashtu për secilin arsimtar që i kontribuon arsimimit të nxënësve tanë dhe ngritjes së cilësisë së arsimit, të gjithë prindërit dhe nxënësit për sukseset e arritura.

Përgëzoj drejtorin Muhamet Gjoka dhe zyrtarët e arsimit të cilët janë shembull të përkushtimit duke dëshmuar se me punë arrihen suksese.

Krenarë me nxënësit e Drenasit, arsimtarët dhe prindërit që ju ofrojnë përkrahje fëmijëve të vet të cilët po shkëlqejnë në garat vendore e ndërkombëtare.

Faleminderit, suksese të mëtejme nxënës të dashur!

https://www.facebook.com/share/p/16YdMv3bDD/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit