Në tubimet e mbajtura në Baicë dhe Drenasi II, në prani të madhe të qytetarëve, Ramiz Lladrovci ka dhënë disa nga 101 arsyet “Për Drenasin Kampion”, bashkë me kandidatët e Listës për Kuvendin e Komunës.
“Interesi e besimi qytetar janë prioriteti ynë, për Drenasin, zemrën e Kosovës”, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Në Shkollën “Migjeni” dhe “Halil Bajraktari”, bashëbiseduam me qytetarët e Baicës dhe Drenasi II, me kandidatët për Kuvend, Alban Leku, Ekrem Elshani, Burbuqe Istogu Hoxha dhe kandidatët për Kuvend me 101 arsyet “Për Drenasin Kampion” dhe rëndësinë e votimit më 12 tetor.
Fryma e fitores me javë të tëra është e pandalshme, qytetarët dinjtoz e krenarë, në tubimet tona si asnjë herë më parë, shfaqin bindjen e fuqishme se rruga e drejtë, barazia para ligjit dhe performanca e shkëlqyer, janë kushti i fitores.
Kur për herë të parë para mediave më pyetën se çfarë keni për të thënë si kampion i performancës komunale në nivel nacional, deklarova: Këtë çmim ia dedikoj Kadri Veselit, përkrahësit dhe motivuesit tim për zbatim të ligjit. Në vitin tjetër, si kampion, dedikimin ia bëra Hashim Thaçit, ndërsa pas tij, çmimin ia kam dedikuar vëllait tim, heroit Fehmi Lladrovci.
Puna jonë në shërbim të qytetarëve, është detyrim dhe zbatim i fjalës së dhënë se interesi e besimi qytetar janë prioriteti ynë, për Drenasin, zemrën e Kosovës.
Me 101 arsye “Për Drenasin Kampion”, vazhdojmë edhe katër.
Për të shfletuar programin 2025-2029, vizito: www.perdrenasinkampion.com
https://www.facebook.com/share/p/1EbYbT1SyL/?mibextid=wwXIfr