0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Lladrovci ia dorëzon titullin “Qytetare Nderi” humanistes Ana Roch

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ia dorëzoi sot, titulli “Qytetare Nderi”, znj. Ana Roch, deputete e Këshillit të Madh të Gjenevës në Zvicër, humaniste e cila ka përkrahur shumë gratë e komunës së Drenasit.

Kryetari Lladrovci ka shkruar se “ne jemi të nderuar ta kemi “Qytetare Nderi” një humaniste si ajo, përkrahëse e Kosovës dhe humaniste e shquar nga Zvicra”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Me nderime, sot, titullin “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit, ia dorëzova solemnisht, znj. Ana Roch, ku ishin të pranishëm edhe Kryesuesi i Kuvendit, Milaim Hajdari dhe disa nga drejtoreshat e drejtorive komunale.

Znj. Ana Roch, “Qytetare Nderi”, është shpallur njëzëri në Kuvendin e Drenasit. Ajo, është deputete e Këshillit të Madh të Gjenevës në Zvicër.

Me dhënien e titullit “Qytetare Nderi” për znj. Ana Roch, kemi vlerësuar kontributin e saj të vazhdueshëm humanitar për gratë e komunës së Drenasit. Ne jemi të nderuar ta kemi “Qytetare Nderi” një humaniste si ajo, përkrahëse e Kosovës dhe humaniste e shquar nga Zvicra.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit