Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se në zgjedhjet lokale të Drenasit pret të fitojë 70-72% të votave.
Ai tha se në zgjedhjet nacionale PDK në Drenas mori 74%.
Në “Debat Plus”, Lladrovci theksoi se nuk ka nevojë të ndahet PDK nga Ramiz Lladrovci.
Tutje, tha se PDK duhet dhe beson që është krenare me punën e Komunën e Drenasit.
“Sot ne si PDK kemi fitu 74% në zgjedhjet qendrore, dhe unë pres që 70-72% në zgjedhjet lokale. PDK krye me Ramiz Lladrovcin, pse duhet me u nda nga PDK nga Ramiz Lladrovci. PDK duhet me qenë dhe besoj është krenar për punën që e kemi bërë”, ka thënë Lladrovci.