Ramiz Lladrovci është përgjigjur ndaj deklarimeve të katër përfaqësuesve të PDK, të cilët ia kanë lakuar emrin gjatë ditës së sotme, në krye me kryetarin Memli Krasniqi.
Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:
101 të mira “Për Drenasin Kampion”
Kemi punuar shumë dhe fitorja është e pandalshme “Për Drenasin Kampion”, bashkë me qytetarët krenarë të zemrës së Kosovës.
Memlit i doli rend të flas për një shantazh të uzurpatorëve, me kërkesë në fund të fushatës: “Urgjent të hetohet kjo situatë”, qesharake. Këtë e kam kërkuar para disa viteve.
Jakupi nga Skenderaji, përkrah bedelit, i nënshtruar flet lidhje pa lidhje se ashtu i kanë thënë, nuk meriton koment.
Bedelat (prodhim i vitit 2021 dhe 2025), janë në alarm, asgjë nuk i shpëton nga humbja, shpifja nuk fiton përball të vërtetës.
Drenasi është zemra e Kosovës me 101 të mira, për qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!
https://www.facebook.com/share/p/19ed3pY78b/?mibextid=wwXIfr