18.9 C
New York
Wednesday, October 15, 2025

Buy now

Lladrovci i përgjigjet Krasniqit që tha se ka fituar me vota të Kurtit: Ia bëj me dije që e kam ulur VV’në prej 5 në 2 asamblistë

- Advertisement -

Para se të paraqitet simbolikisht në zyrën e PDK-së, siç ka paralajmëruar vet, kryetari i Komunës së Drenasit i cili edhe doli fitues i zgjedhjeve, Ramiz Lladrovci, deklaroi se ka qenë dhe mbetet anëtar i disiplinuar i PDK-së.

Lladrovci i është përgjigjur Memli Krasniqit i cili duke komentuar humbjen e PDK-së atje, kundër Ramiz Lladrovcit, tha se ka fituar me vota të VV-së.

Mbi këto deklarata, Lladrovci tha se e ka ulur VV-në nga pesë në dy asamblistë.

“Asnjë betejë nuk e kam humbur në jetën time. Nuk e di çka ka folur në konferencë. Ia bëj me dije ka katër vjet që e kam ulur Vetëvendosjen në Drenas, sepse njerëzit e Vetëvendosjes na janë bashkuar prej kohësh. Nga pesë asamblistët të VV-së ka përfunduar me dy asamblistë. Unë kam qenë jam dhe mbetem anëtar i devotshëm i disiplinuar i PDK-së”, ka thënë Lladrovci para mediave.

Të ngjashme

Të fundit