22.4 C
New York
Tuesday, September 30, 2025

Buy now

Lladrovci: I gatshëm për ballafaqim me panelistë në cilëndo studio rreth përgjimeve shantazhuese

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidati për një mandat të ri, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se është i gatshëm të përballet në një debat me panelistë në cilindo medium, duke theksuar se VOX Kosova do të kishte përparësi për zhvillimin e një ballafaqimi të tillë.

Në reagimin e tij, Lladrovci ka sqaruar se audio-incizimi i bërë në Zyrën e Kryetarit dëshmon qartë interesin për zhvillim publik, e jo për përfitim personal.

“Jam i gatshëm të jap të gjitha sqarimet se kam vepruar në kuadër të përgjegjësive që mi jep ligji, ndërsa gjuha e përdorur, e pranoj, nuk ishte diplomatike”, ka theksuar ai.

Qëndrimi për pronën në qendër të Drenasit

Sipas Lladrovcit, qëllimi i vetëm ka qenë ngritja e vlerës së pronës komunale në qendër të Drenasit, për ta bërë sa më atraktive për investitorët, duke synuar që Komuna të përfitojë mbi 27% apo mbi 10.000 metra katror, si dhe të hapen vende të reja pune e të arkëtohen tatime për mbi 40.000 metra katror.

Ai ka sqaruar se në asnjë moment nuk është menduar apo planifikuar që prona të përdoret për interesa personale, ndërsa procesi i ofertimit nuk ka vazhduar pasi nuk është miratuar në Kuvendin e Komunës..

Postimi i plotē:

I gatshëm për debat me panelistë në cilindo medium

Mediumi me përparësi është debati me panelistë te VOX Kosova.

Shprehem i gatshëm për çdo ballafaqim me panelistë në cilindo studio rreth përgjimeve shantazhuese, rreth një prone me investitorët potencial në qendër të Drenasit. Jam i gatshëm të jap të gjitha sqarimet se kam vepruar në kuadër të përgjegjësive që mi jep ligji, ndërsa gjuha e përdorur, e pranoj, nuk ishte diplomatike.

Audioincizimi në Zyrën e Kryetarit, dëshmon qartë se kam pasur interesim të jepet ajo pronë për shfrytëzim për investitorët e mundshëm, ku komuna do të përfitonte mbi 27% apo mbi 10.000 metra katror, asnjë metër nuk ka qenë as e menduar as e thënë në incizim e as e planifikuar për interesa personale.

Interesi im si kryetar ka qenë të bëj ngritjen e vlerës së asaj prone, ta bëj sa më atraktive për investitorët potencial duke e vlerësuar madje edhe duke e mbivlerësuar në interes publik, ku pos mbi 10.000 metrave për komunën, do të bëheshin edhe punësime si dhe tatimet në pronë të mbi 40.000 metrave katror.

Konsideroj se qytetarët e kanë parasysh që qëllimi im ishte të bind Labinotin, Arigonin, Hamitin, Bekimin dhe Ndriçimin se është me leverdi dhënia e pronës në shfrytëzim, kur dihet se këta pesë asamblistët e PDK-së, kanë qenë kundër dhënies në shfrytëzim të pronës te Komuna e Vjetër.

Prona nuk ishte megjithatë atraktive, nuk ka hy në procesin e ofertimit dhe zhvillimin e procedurave tjera, për të cilën Kuvendi i Komunës do të duhej me vota ta miratonte. Prandaj, ballhapur i ftoj panelistët për debat, për të hedhur poshtë shantazhin e lidhur ngushtë me fushatën dhe humbjen e pandalshme të oponentëve të mi politik.

Me nderime,
Ramiz Lladrovci

Të ngjashme

Të fundit