Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ia ka dhuruar Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, stemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.
Lladrovci ka theksuar se shtatorja e heroit Tahir Sinani së shpejti do të gjendet krah Bajram Currit në Tropojë.
Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:
Stema e ushtrisë fitimtare, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhuratë për liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin.
Dhuratë simbolike, pranë shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinanit, i cili së shpejti do të gjendet krah Bajram Currit në Tropojë.
Kush e harron të kaluarën, është i dënuar ta përsëris.
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/WBtuJkyGrsrDbZ6G/?mibextid=I6gGtw