-3.4 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Lladrovci: Historia e re e Kosovës, nuk do të kishte faqet e ndritura, pa sakrificën e dëshmorëve

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve e qytetarë, ka përkujtuar tre dëshmorët Karaçica, Kadriun, Avdiun e Xhevdetin, në përvjetorin e rënies së tyre, raporton Scanner.

“Historia e re e Kosovës, nuk do të kishte faqet e ndritura, pa përkushtimin e djemve të Karaçicëve si dhe bijat e bijtë më të mirë të kombit të mijëra familjeve që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor”, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi në instagram:

Me familjarët e dëshmorëve, bashkëpunëtorët dhe qytetarë, përkujtuam me homazhe dhe buqetë me lule, rënien heroike të tre dëshmorëve të kombit, Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaçica pranë Memorialit të dëshmorëve të UÇK-së në Gllanasellë.

Vëllezërit Kadriu dhe Avdiu dhe djali i axhës, Xhevdet Karaçica, iu përgjigjen thirrjes së atdheut për liri, duke iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ranë në altarin e lirisë, ashtu siç i ka hije atdhetarëve të paharrueshëm të kombit.

Historia e re e Kosovës, nuk do të kishte faqet e ndritura, pa përkushtimin e djemve të Karaçicëve si dhe bijat e bijtë më të mirë të kombit të mijëra familjeve që dhanë gjithçka për çlirimin e Kosovës nga okupatori shekullor. Andaj ne, sot e gjithmonë, do t’i kujtojmë me nderim dhe përkulemi para sakrificës së tyre.

Lavdi dëshmorëve të kombit Kadri, Avdi dhe Xhevdet Karaçica!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit