Home Lajme Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk janë vetëm!

Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk janë vetëm!

0
Lladrovci: Heronjtë tanë të luftës dhe paqes nuk janë vetëm!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas pjesëmarrjes në aktivitetin e Platformës “Liria ka emër”, “Marshojmë për drejtësi”, ka deklaruar se “heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri…nuk janë vetëm”, raporton Scanner.

“Kosova do të jetë e bekuar kur heronjtë tanë të luftës dhe paqes kthehen fitimtar në atdhe nga beteja e fundit për Kosovën, për UÇK-në, për Kosovën, për kombin tonë dhe vlerat e lirisë!”, ka shkruar ai.

Postimi në instagram:

“Marshojmë për drejtësi” është marshi më i gjatë që sot mund ta bëjmë si qytetar të lirë, në këtë marsh jemi të gjithë, e gjithë Kosova dhe shqiptarët kudo jetojnë, familjarët e dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, qytetarët pa dallim partie.

Heronjtë tanë të luftës dhe paqes, Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexhepi, Hysniu, Nasimi, Salihu, Pjetri…nuk janë vetëm. Lufta jonë ishte e drejtë, ishte në pajtim me normat ndërkombëtare, andaj edhe mori përkrahjen e aleatëve të NATO-s dhe arritëm pavarësinë mbi vlerat euro-atlantike.

Kosova do të jetë e bekuar kur heronjtë tanë të luftës dhe paqes kthehen fitimtar në atdhe nga beteja e fundit për Kosovën, për UÇK-në, për Kosovën, për kombin tonë dhe vlerat e lirisë!

Exit mobile version