22.2 C
New York
Wednesday, July 23, 2025

Buy now

Lladrovci: Heronjtë janë si Asllan Fazliu, besnik, i devotshëm, i përmbajtur, trim, guximtar

- Advertisement -

 

Në Ditën e çlirimit të Komunës së Drenasit, me rastin e zbulimit të shtatores së heroit, Asllan Fazliu, në fjalën e tij, kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se Drenasi nga sot është më i bukur me shtatoren e heroit, Asllan Fazliu-Komandant Luani.

Guximi i tij, do të jetë amanet për breza se në momentet vendimtare për jetë e vdekje, nuk i lëshojmë pozicionet e as i frikohemi vdekjes duke i mbrojtur ato, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në rrjetin social:

Me rastin e Ditës së çlirimit të Komunës së Drenasit, u përurua shtatorja e Heroit Asllan Fazliu – Komandant Luani, në prani të personaliteteve dhe qytetarëve të shumtë, mbajta këtë fjalë rasti:

E nderuara bashkëshorte e Komandant Luanit, zonja Ajshe, bija të heroit, Lirie, Qëndresë, Bjondinë,

I nderuari Liridon,

Sot, po fillon një kapitull i ri për heroin tonë në broz, Asllan Fazliun-Komandant Luanin.

Ai bëhet banor i përhershëm i qytetit të Drenasit, i përjetësuar në bronz, këtu, në mesin tonë, ku zhvillohet jeta e qytetarëve të lirë.

Qyteti i Drenasit, nga sot, do të jetë edhe më i bukur, edhe me ma shumë vlerë, sepse, po i vije një hero, i cili me bindje, me zemër dhe me vepër, dëshmoi se liria është më e vlefshme se jeta. Ai e dëshmoi se ne e meritojmë lirinë.

Po, është Asllan Fazliu i Gradicës.

I Gradicës heroike, i fshatit të skajshëm të komunës që ndër shekuj ishte strehë e lirisë.

Në Gradicë, lindën trima sikur të këngëve kreshnike që bartin historinë e qëndresës brez pas brezi.

Nga ky fshat i vogël, por me histori të madhe, dolën trima si Tahir Gradica, Lec Gradica, Mehmet Gradica, për të kurorëzuar shekullin e lirisë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Fazliu-Komandant Luani, me bashkëluftëtarë e vëllezër të pushkës e gjakut, dëshmorët Milazim Fazliu dhe Mehdi Fazliu, dëshmorja Antigone Fazliu, Doktori i plagëve të lirisë, Lec Leci, dëshmorët Muhamet Dervishi, Mehmet Saliuka, Hashim Uka dhe martirë të shumtë që kurrë nuk iu nënshtruan pushtuesit serb.

Qyqavica ishte shtëpia besnike e kaçakëve me dekada, nga ajri i pastër rrëzë këtij mali, Gradica jetonte jetën, nga beteja në betejë.

Edhe kur nuk kishte liri, Gradica nuk nënshtrohej.

Asllani, i biri i Zymerit dhe Ajetes, të cilin kam pasur fatin ta njoh në barrikadat e demonstrata, megjithëse pak më i moshuar se unë, herët do të radhitej drejt kauzës kombëtare. Ai do të njihej më për së afërmi me Fehën dhe atdhetarët e viteve ’80.

Torturat e pushtuesit ndaj familjarëve të tij, gjatë viteve ’90, do ta forconin edhe më shumë idealin e tij për çlirim nga okupatori, duke u interesuar që të shtrëngonte radhët e UÇK-së, në fillimet e saj.

Ai u vu në dijeni të aktivitetit çlirimtar të Komandantit Adem Jashari dhe pak para fillimit të Epopesë së UÇK-së, më 3 mars kishte kontaktuar me të dhe e pranon në radhët e UÇK-së, dhe ngarkohet me armë automatike PKT.

Rënia e Komandantit tonë legjendar Adem Jasharit dhe Jasharajve në Prekaz, Komandant Luanin e bëjnë më të vendosur se kurrë, për çlirimin e vendit.

Ardhja e Fehës në pranverën e vitit 1998, ia fuqizon bindjen se tashmë, rruga e çlirimit ishte e pakthyeshme, duke u bërë pjesë e radhëve më aktive të UÇK-së.

Asllan Fazliu, si një luftëtar i përkushtuar, mori pjesë në shumë beteja, bashkëluftëtarët e tij të gjallë, dëshmojnë se Komandant Luanit nuk i trembej syri as nga lufta e as nga pasojat e saj.

Ai e kishte ndarë mendjen për çlirim, pavarësisht çmimit që do ta paguante.

Heronjtë janë si Asllan Fazliu, besnik, i devotshëm, i përmbajtur, trim, guximtar.

Ai do të dëshmohej në shumë beteja. Lidhur me talentin e tij luftarak, mund të flasin bashkëluftëtarët e tij.

Trimëria e tij, është trashëgimi për brezat.

Komandant Luani, në shtatorin e vitit 1998 do të bënte qëndresë, edhe kur së pari bie në altarin e lirisë, heroina Fatime Hetemi.

Ai do të ishte më i afërti në çastet e fundit të heroit e heroinës, Fehmi e Xhevë Lladrovci.

Ai në zjarrin e luftës, ku sulmet e armikit në pikën ku qëndronte Feha dhe Xheva me bashkëluftëtarë do të goditet rëndë dhe kur kishte filluar heshtja e krismave nga pika ku ishin ata, Komandant Luani do ta lëshonte pikën ku ishte i ngarkuar për luftime dhe do të shkojë te pozicioni ku u përjetësuan Fehmiu e Xheva.

Guximi i tij, do të jetë amanet për breza se në momentet vendimtare për jetë e vdekje, nuk i lëshojmë pozicionet e as i frikohemi vdekjes duke i mbrojtur ato.

Të nderuar qytetarë,
E nderuara Familje Fazliu,

Liria e Kosovës është fryt i përpjekjes së shumë gjeneratave për liri. Brezit tonë, historia ia caktoi barrën më të rëndë, fillimin e luftës për liri.

Në këtë luftë çlirimtare, do të dëshmohen bijat dhe bijtë më të devotshëm të kombit.

Asllan Zymer Fazliu, i takon më të mirëve të kombit, i takon të tashmes tonë që e shohim idealin e tij të realizuar, njëherësh, i takon së ardhmes se si duhet atdheu.

Kjo shtatore, është dëshmi se qëndresa e Komandant Luanit, është she

Të ngjashme

Të fundit