3.5 C
New York
Monday, February 24, 2025

Buy now

Lladrovci godet mashtruesit: Ne jemi vend i vakive, paratë e vjedhura jepen donacion

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci godet mashtruesit për vendbanim që çoi në përfitim të shpenzimeve për karburant nga buxheti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, shkruan GazetaScanner.

Nga raportet e publikuara del se Lladrovci sa ishte deputet gjatë një mandati, nuk mori asnjë cent për shpenzime të udhëtimit.

Lladrovci ka goditur veprimet pas zbulimit të mashtrimit duke shkruar: “Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis”

Postimi i plotë i tij:

Vërtetë, ka njerëz që i marrin të gjitha ato që ua ofron ndonjë rregullore për favoret e përgjegjësisë institucionale. Por, jo të gjithë i marrin, sepse, konsiderojnë se paga që marrin është e mjaftueshme, pa favore e dhuratat tjera.

Çështja e shpenzimeve të udhëtimit zbuloi shumë gjëra. Sepse, nëse është hëngër pitja, tepsia ka mbetur. Jam i lumtur se nga buxheti për shpenzimet e udhëtimit, nuk kam marrë asnjë cent. E kam konsideruar se është e tepërt.

Ma e forta e tërë këtij tregimi tragjik e komik të ditëve të fundit, është që paret e vjedhura nga mashtrimi për vendbanim jepen donacion. Na jemi vend i vakive, po po…sui generis!

Vërtetë, ka njerëz që i marrin të gjitha ato që ua ofron ndonjë rregullore për favoret e përgjegjësisë institucionale….

Posted by Ramiz Lladrovci on Wednesday, February 9, 2022

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit