Lladrovci godet ligjëratat boshe të dështakëve politikë

- Advertisement -

 

Në një opinion rreth aktualitetit politik, Ramiz Lladrovci ka theksuar se “ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet, janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon”.

 

Postimi i plotë i Lladrovcit:

 

Ruana Zot nga të padijshmit që mendojnë se janë të dijshëm. Ligjëratat boshe të dështakëve të politikës për 40 vjet, janë dhimbje që liria e Kosovës nuk i largon. Bijtë e kriminelëve shekullorë sikur kanë harruar se kush janë e ku e kanë vendin.

 

Liria është arritje e të gjithë qytetarëve, e familjeve të dëshmorëve e martirëve, invalidëve e veteranëve të luftës çlirimtare, të kontributit shekullor për shtet e shtetësi pa dallim gjinie, feje, rajoni e moshe. UÇK-ja ishte kurora e arritjes së një kombi, për liri, falë dalëzotësve atdhetarë me aleatë.

 

Partive opozitare, ua rekomandoj ta lexojnë mirë njërin nga ligjet e Murphit: Nuk ka situatë aq të keqe sa të mos mund të bëhet edhe më e keqe.

 

Një filozof ka thënë: E sigurt është vetëm pasiguria!

 

https://www.facebook.com/share/1H16DQANag/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit