Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar punën e Gjykatës Speciale duke thënë se ajo është duke i shërbyer Serbisë dhe Rusisë.
Lladrovci ka lavdëruar intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçi të dhënë nga Haga.
“Procesi në Hagë është i padrejtë. Sot gjykatësi nuk dihet a është prokuror a është gjykatës. Gjyqësori me prokurorinë janë një. Më shumë akuzojnë gjyqtarët gjatë seancave sesa prokuroria. Ajo është një Gjykatë që unë mendoj që është shumë e keqe dhe që është shumë pro-Rusisë dhe Serbisë dhe e përgatitur nga kuzhinat e tyre kundër UÇK-së. Unë besoj fuqishëm në punën e liderëve tanë dhe unë i pres fitimtarë”, tha Lladrovci në një intervistë në RTK.