9.9 C
New York
Thursday, January 8, 2026

Buy now

Lladrovci: Gjendja po shkon drejt përmirësimit në Komunën e Drenasit, kërkohet kujdes

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes, duke theksuar se gjendja në këtë komunë pas vërshimeve po shkon drejt përmirësimit.

Postimi i tij në fb:

Gjendja po shkon drejt përmirësimit në Komunën e Drenasit, kërkohet kujdes

Sot, gjendja në Komunën e Drenasit ishte më e qetë. Rrugët ishin të qarkullueshme, me kujdes të shtuar nga pjesëmarrësit në trafik. Vështirësi paraqiten në drejtim të Gurit të Plakës dhe në drejtimin Llapushnik–Berishë.

Është intervenuar në hapjen e kanaleve kulluese te Qendra e Re Tregtare, në lagjen “Qorri”. Kompania “Llugani” ka realizuar hapjen e kanaleve kulluese.

Janë vizituar familjet e prekura nga vërshimet dhe janë shpërndarë ushqime dhe pako ndihmëse.

Ujësjellësi ka siguruar furnizimin me ujë për qytetarët përmes cisternave.

Ndërkohë, komuna ka pranuar mbështetje nga donatorët, 21 pako ushqimore nga deputeti Eman Rrahmani dhe 100 racione nga “Sach Pizza”, të dedikuara për familjet e prekura nga vërshimet dhe për ekipet që janë në terren duke u përballur me situatën.

Komuna, nëpërmjet Emergjencave dhe grupeve për intervenim, po vazhdon punën në terren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës.

https://www.facebook.com/share/p/1ZaDh98gCY/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit